Diaspora

Shqiptarja shpallet një nga gratë më të suksesshme në Austri

E pasionuar pas inovacionit dhe sipërmarrjeve, Arbresha Talla ka arritur të këtë suksese në një nga ekosistemet më të mëdha në botë. Prej shtatë vjetësh jeton në Vjenë, ndërsa aktualisht është drejtuese e “Startup Live Global”. Kompania “Vestbee” ka renditur Arbreshen në mesin e 32 grave më të suksesshme në Austri në ekosistemin e startup-ve.
E diel, 3 Shtator 2023 – 12:30 Migena Ostermann
Arbresha vjen nga një familje shqiptare shumë të dashur, të kujdesur dhe me mbështetje të madhe të njëri-tjetrit. Ndihmesa si dhe shtysa e familjes së saj ka qenë një ndër shkaqet kryesore që ajo të ketë arritur ku është tani.

Arbresha e ka zbuluar dëshirën për të kërkuar gjithnjë e më shumë që gjatë shkollës së mesme. Një nga pasionet e saj më të spikatura është puna vullnetare që ajo ka bërë për organizata të ndryshme bamirësie, që gjatë studimeve në Universitetin Amerikan në Kosovë. Gjatë studimeve ajo dhe ka punuar vazhdimisht duke qenë pjesë e grupeve ndërkombëtare, psh. në projekte që kanë mbështetur arsimimin në Kosovë apo zhvillimin, integrimit e minoriteteve që jetojnë në Kosovë.

Një nga motot dhe motivimet më të mëdha ka qenë për të rritja personale apo në karrierë duke marrë parasysh dhe njohjen e rrjeteve ndërkombëtare, kulturave të tjera, sidomos kulturat e bizneseve në Evropë.

Ajo shton më tej: “E zgjodha Vjenën pasi më pëlqeu programi i degës master për biznes ndërkombëtar dhe pasi u pranova në universitet u zhvendosa këtu në 2016. Vitin e parë sigurisht ju dedikova gjuhës gjermane, më tej në 2017 fillova menjëherë studimet. Gjatë studimeve hasa me vështirësi, gjë kjo që e njohin të gjithë njerëzit që shpërngulen. Sipas meje vështirësitë më të mëdha janë së pari: gjuha, pasi gjermanishtja është një gjuhë shumë e vështirë dhe së dyti, qasja në tregun e punës austriak”.

Gjithsesi puna e saj e palodhshme dhe këmbëngulja e pazakontë, sidomos kur një herë e tregon veten në tregun e punës austriak, të hapen dyert për të arritur lart e më lart. Për Arbreshën është e rëndësishme që të kuptohet parimi i punës, pra çdo fillim do vullnet dhe disiplinë të hekurt. Ajo thekson se ka punuar fillimisht me punë vullnetare në institucione të ndryshme. Kështu ka filluar dhe në “Startup Live Global”, ku tashmë ajo është menaxhere e programit “Program Manager”. Për të arritur qëllimet e saj, sigurisht iu deshtë të kalon edhe nëpër vështirësi të ndryshme. Për të mbuluar shpenzimet e saj, ajo fillimisht në Vjenë kishte punuar si kujdestare fëmijësh.

“Unë kam parë gjithnjë të jem sa më prezentë në rrjetëzim, në evenimente duke këmbëngulur që njerëzit dhe firmat e duhura të njohin personin tim.“, – shton ajo.

Ekosistemi i Startup-ve

Ekosistemi i Startup-ve është shumë interesant, është i shumanshmen dhe njëkohësisht voluminoz. Kjo përfshin ide nga më të ndryshmet, ka ditë që më duhet të njihem me deri në 200 ide në bazë të aplikimeve që vijnë. Ky ekosistem për startup-e duhet kuptuar, si një ndërlidhje midis sipërmarrjeve të reja dhe rrjetëzimit ndërmjet mentorësh, investitorësh, institucioneve publike etj. si një mbështetje fillestare për krijimin dhe zhvillimin e sipërmarrësve me ide të reja. Mbështetja ka efikasitet të lartë për kompani të sapokrijuara në fushën e inovacionit dhe të teknologjisë, pra ajo vlen si mentorim në sipërmarrje si dhe sjellja e njohurive për menaxhim të biznesit.

“Idetë dhe sipërmarrjet e reja janë të natyrave të ndryshme, por gjithashtu parashtrojnë dhe nevoja individuale, duke menduar që këto Startup-e janë në fillimet e tyre apo në mesin e zhvillimit, pra këtu ka nevojë për shumë mbështetje mentorimi, financiare dhe Worshop-e. Nuk duhet harruar apo dhe nënvlerësuar vizibiliteti dhe prezenca në evenimentet tona. Ne si Startup Live kemi një eveniment që është 2 ditor, i cili i përfshin pikat e më larta, por mbi të gjitha Workshop-in se si duhet prezantuar projekti përpara jurive. Juria përbëhet nga investorë dhe biznesmenë dhe këtu jepet mundësia që sipërmarrësit e rinj të prezantohen në mënyrë adekuate dhe efikase.“

„Një gjë që ne e dimë, shqiptarët janë të zotë, ne kemi një rini që ka njohuri dhe brumë të mirë. Hapi kryesor në këtë drejtim është që ne të tregojmë veten duke i bërë njerëzit që të vijnë tek ne, pasi gjithnjë has në probleme dhe mëdyshje kur është puna për investime, duke dëgjuar që nuk është vend i sigurt, nuk dihet sa është e përshtatshme, pra e përsëris, ne duhet ta prezantojmë veten ashtu siç jemi, jemi të zotë, kemi ide të mrekullueshme, jemi punëtorë.“

Ambasadore e Woman Startup Competition

Për t’u rikthyer në planet e saj të mëpërparëshme Arbresha tregon se fillimisht ka pasur intencion për tu rikthyer në Kosovë, ndërkohë që ka identifikuar që një punë nga Austria duke marrë rolin e urës lidhëse midis Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë është diçka që mundëson një mbështetje kolosale për ekonominë e të gjithë vendeve.

Nga viti 2021 posedon gjithashtu titullin si Ambasadore e Woman Startup Competition, që është prezentë në Austri dhe 17 vende të tjera të botës. Ky konkurs është specifikuar për femra, pra dhe për sipërmarrje që janë 100% nën udhëheqjen e femrave, apo dhe atyre me 50-50% gra-meshkuj.

„Ndjesia që kam pasur apo përjetuar kur kam parë E-Mail-in që më ka ardhur prej Vestbee, si informacion i listës së 32 grave më të suksesshme në Austri, ka qenë një moment fillimisht shokues, një moment që se kam besuar, mirëpo në të njëjtën kohë ka qenë një moment që më ka shtyrë, më ka motivuar për të punuar më shumë dhe për të treguar që puna gjithnjë vlerësohet. Pra, çdo gjë që kam bërë deri tani ia ka vlejtur, por njëkohësisht është një motivim për të punuar dhe arritur ende më shumë. Kjo më ka bërë që dhe unë si çdo person tjetër qëllimet e mëtejshme t’ia parashtroj vetes duke u fokusuar në 2 apo 3 vjetët e ardhshme. Projektet që unë dua t´i realizoj janë së pari për zhvillimin tim dhe gjithashtu për mbështetjen e Startup-ve të udhëhequra prej grave në Kosovë edhe Shqipëri, d.m.th. dua që ta bëj më të dukshëm tregun shqiptar. Një gjë që ne e dimë, shqiptarët janë të zotë, ne kemi një rini që ka njohuri dhe brumë të mirë. Hapi kryesor në këtë drejtim është që ne të tregojmë veten duke i bërë njerëzit që të vijnë tek ne, pasi gjithnjë has në probleme dhe mëdyshje kur është puna për investime, duke dëgjuar që nuk është vend i sigurt, nuk dihet sa është e përshtatshme, pra e përsëris, ne duhet ta prezantojmë veten ashtu siç jemi, jemi të zotë, kemi ide të mrekullueshme, jemi punëtorë.“

Disa këshilla drejt suksesit për të rinjtë

Së pari, punë dhe vetëm punë.

Së dyti, puna vullnetare është një nga çelësat më të mira të suksesit, unë nuk them që t’i dedikohemi për kohë shumë të gjatë, por t’i vejmë qëllim vetes duke punuar në një fokus të caktuar, si për shembull, 5 orë në javë.

Gjithashtu është e rëndësishme të zgjedhim një drejtim të caktuar, si p.sh. elektronikë, IT, mjekësi etj. duke punuar decitifisht për degën.

Zgjedhja e një mentori është po ashtu një ndihmë e madhe drejt suksesit.

Mbështetja e njerëzve që ju rrethojnë, duke përfshirë këtu jo vetëm familjen, por mbi të gjitha njerëzit e degës, pra rrjetëzimi që ata mundësojnë.

Besoni në veten tuaj dhe mos lejoni kurrë t´ju thotë dikush JO apo nuk është e mundur!/Albinfo