Maqedoni

Cirku i shtrenjtë i Lul Bravës i paguar me lekët e bananeve nga Ekuadori dhe sterilizimit

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork

Nëse Edi Rama i ka dhënë lekë Lul Bashës për të organizuar cirkun e sotëm atëherë i ka harxhuar kot.
Në fakt i ka harxhuar kundër vetvetes, sepse cirku i sotëm i Bravave vetëm se e nxori në shesh të vërtetën e pamohueshme se kush është përfaqësues i vërtetë dhe legjitim i PD-së.

Çdo kush që deri sot ka pasur dyshime, sot e tutje e ka të qartë se lider i pakontestuar i PD-së dhe krejt demokratëve shqiptarë është lideri historik Sali Berisha.

Siç është e qartë se Berisha është lider i vërtetë dhe i pakontestueshëm i demokratëve, poashtu është e qartë se Lul Basha, ose në doni thuani Lul Brava, është nē shërbim të Edi Ramës për të përçarë opozitën, respektivisht për të vazhduar jetën e “inceneratorëve”.

Sa e mjerë e sa e ndjerë ishte situata në cirkun e organizuar nga Lul Brava, kur edhe përkrahësit e tij mbanin kokën ulur gjatë fjalimit të tij. Kujt nuk do ti vinte turp për broçkullat e shprehura. Por Sidoqoftë ky është shërbimi më i madh që ia bënë opozitës, duke treguar më qartë se asnjëherë më parë se kush është padroni i tij i vërtetë. Ky cirk hedh dritë në skenën politike në Shqipëri, ku tashmë është e qartë se kush dëshiron dhe ëndërron ta mbajë në pushtet të përjetshëm kokën e aferave më të mëdha që ka parë e që ka degjuar Shqipëria.