Maqedoni

Arratisja si në filma e tetovarit Bekim Memeti, komandanti i policisë në Idrizovë dënohet me tre vite burg

Komandanti Srgjan Dimitrijevski dhe tre policë tjerë nga burgu i “Idrizovë” kanë pranuar se morën pjesë në arratisjen e Bekim Memetit, i dënuar me 20 vjet burg.

Si rrjedhojë, gjykata solli vendim që Dimitrijevski të dënohet me 3 vjet burg, polici i burgut m Trajqe Ackovski gjithashtu u dënua me 3 vjet burg, ndërsa personi I.A. u dënua me një vjet e gjashtë muaj burg.

Ndërkaq i punësuari në burg, T.P. mori dënim me kusht, respektivisht dënimi ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 3 vjetëve nuk përsërit ndonjë vepër penale.

Ndryshe, në janar i burgosuri Bekim Memeti nga Tetova u arratis nga burgu deri sa po transportohej në një spital. Ai është i dënuar me mbi 20 vjet burg për vrasje dhe tregti dhe shpërndarje të substancave narkotike.