Policia e Kosovës arrestoi një kriminel të dyshuar serb, Petkoviqi thotë se është “sportist i ti”
Drejtori i zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është acaruar në kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se nuk dëshiron paqe dhe deeskalim.
Petkoviq deklaroi se në vend që të shkojnë në drejtim të deeskalimit dhe se Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu, Prishtina dhe Albin Kurti po bëjnë të kundërtën.
”Atyre nuk u pëlqen de-përshkallëzimi, nuk u pëlqejnë thirrjet e BE-së, as njoftimi i 3 qershorit, ku të gjithë ranë dakord që policia të tërhiqet menjëherë nga veriu dhe të bëjnë të ashtuquajturit kryebashkiakë. Kurti në vend që të shkojë në atë drejtim, po bën të kundërtën. Është e qartë se ai nuk dëshiron paqe”, tha Petkoviq për tvpink.
Duke folur për arrestimin e djeshëm të një serbi në urën e Bistricës, Petkoviq thotë se bëhet fjalë për një të ri sportist.