Kosovë

Liderët shtetëror nuk e përmendin betejën e Llapushnikut

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po shprehen të pakënaqur me mosreagimin e krerëve institucional, sa i përket përvjetorit të betejës në Llapushnik.

Ata thonë se janë të zhgënjyer që presidentja, kryeparlamentari e as kryeministri nuk e vizituan këtë vend, në asnjë nga tre datat që e shënojnë 23 vjetorin e Eposesë së Llapushnikut.

Ish luftëtari, Fitim Gashi, thotë për Klan Kosova se ka pritur nga të parët e vendit që përkujtimin ta bëjnë të paktën në rrjete sociale, siç bëri ish-komandanti i brigadës 121, Fatmir Limaj dhe ai i Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq pjesëmarrës të tjerë në këtë betejë kujtojnë rëndësinë dhe rolin e kësaj ngjarjeje gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Beteja e Grykës në Llapushnik u zhvillua me 8,9 dhe 10 maj në vitin 1998, ku ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë.