Opinion

Ju prezantoj “Maqedoninë Evropiane” nga burgu i Idrizovës

Shkruan: Shek Hallaçi

Ndonëse në çdo fushatë politike, çdo kush që vjen në krye të Drejtorisë së Burgut jep premtime të mëdha , situata në “Idrizovë” jo vetëm që nuk është përmirësuar, por sa vjenë e përkeqësohet!

Jeta brenda këtyre mureve nuk i plotëson
as kushtet minimale!
Të burgosurit janë të detyruar të qëndrojnë
në një hapësirë të vogël 16 metra katrorë,
deri në 16 persona, dhe më e keqja në 8 shtretër, që do të thotë se gjysma e tyre flenë në tokë !

Higjiena është e keqe, ka buburreca, insekte,
nuk ka mundësi të ruhet higjiena personale.
Kjo ndikon edhe në atmosferën e tensionuar
në mes të dënuarve, dhe për këtë arsye shpesh
ka dhe përleshje !

Për ushqimin mos të flasim, nuk ka kontrolle
të pastërtisë, mbahet në kushte të mjerueshme,
ku luajnë macet, pa asnjë vlerë ushqyese,
jo cilësor, dhe i pamjaftueshëm .
Të dënuarit varen plotësisht vetëm tek familja!

Kujdesi mjekësor pothuajse nuk ekziston !
Të burgosurit lihen pa kujdes mjekësor dhe barna, ndërsa dhe ata që arrijnë të mjekohen ,
ankohen për shërbimin e dobëta që marrin .
Në këtë fushë problem dhe mungesa e dentistëve ose shërbimeve të tyre, nuk kanë mundësi të nxjerrin një dhëmb, nuk ka aparatura për mirëmbajtjen dhe mbushjen, nuk ka lëndë
të parë për rregullimin e tyre etj…
Ka pasur me dhjetëra raste vdekjesh, dhe askush nuk fol, apo nuk merr masa nga institucionet!

Policia e burgjeve nuk është në gjendje të parandalojë rrahjet , dhe jo vetëm që nuk mundet, por bëhet dhe vetë pjesë e problemeve me sjelljen e papërshtatshme dhe degraduese nga personeli
i saj, ndaj të burgosurve, duke nisur nga fyerjet deri në keqtrajtime fizike.
Çdo privilegj bëhet vetëm me të njohur
dhe kundrejt shpërblimit.

Korrupsioni është në kulmin e Zhvillimit .
Ndërsa jeta e të burgosurve, në kulmin e mjerimit !

Me pak rreshta u mundova t’u sjellë një pasqyrë të gjendjes së Burgut të Idrizovës, nga Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt Bashkimit Evropian!
Video është para një viti, por asgjë nuk ka ndryshuar.