Drejtori i spitalit të Tetovës takon zv.drejtorin e Spitalit “Çanakale”, shqyrtohet bashkëpunimi në trajnimin e stafit
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri dhe drejtori ekonomik, Blerim Osmani u takuan me zëvendës drejtorin e Spitalit Universitar “Çanakkale 18 mars”, z. Ibrahim Demir
Në takim u bë prezantimi I të dy institucioneve dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim si në trajnim të stafit mjekësor ashtu edhe vizitave të ndërsjella dhe këmbimi i përvojave.
Zëvendës drejtori Ibrahim Demir shprehu falënderimet e sinqerta për mikpritjen dhe atë që e bënë të ndihet si në shtëpi dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Drejtori Ilir Demiri shprehu falënderimet për vizitën e zëvendës drejtorit, përgëzoi atë për përzgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit 18 mars në ÇanakKale, Prof dr. Ramazan Cuneyt Erenoglu si dhe shprehu gatishmërinë për vizitë në ÇanakKale javëve në vijim për konkretizim të bashkëpunimit.
Vizita u realizua në kuadër të programit Erasmus+.