Video: U vihet zjarri dy qebaptoreve në Çarshinë e Shkupit me bomba “molotov”!
Dy dyqane në Çarshinë e Vjetër të Shkupit janë djegur nga zjarri i shkaktuar qëllimisht nga dy persona. Një video nga momenti i rënies së zjarrit është dërguar te “Fokus” nga një lexues i cili thotë se parmbrëmë janë djegur plotësisht dy qebaptore, si dhe është mbyllur edhe lokali fqinj.
Siç transmeton Lideri.mk, në video shihet se si dy persona i afrohen njërit prej dyqaneve dhe pas pak sekondash bie një zjarr i fortë, i shkaktuar ndoshta nga bomba molotov.
Gjatë ditës së sotme priten më shumë informacion dhe konfirmim nga Ministria e Brendshme./Lideri
Nëse nuk hapet video kliko KËTU!