Maqedoni

Skender Rexhepi Zejdi: Do të formoj parti të re! (Video)

“Ose duhet të largohem nga politika ose duhet të rrugëtoj politikisht disi”, kështu Skender Rexhepi – Zejdi i cili mori mandatin e deputetit si pjesë e Alternativës, njoftoi se do të formojë parti të re politike.

Ai në SummerClick në TV21, tha se kjo vjen ngaqë udhëheqësia Alternativës nuk i dhanë mundësi ndryshimi në parti dhe se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë subjekti tjetër aktiv në politikë.

“Kisha pritshmëri se do të ketë ndryshime në Alternativë, që të bëhem pjesë si anëtar dhe të jap kontributin tim. Me atë që çdokush që shpalli pakënaqësi, ndaj cilido qoftë në kuadër të udhëheqësisë, u largonte nga partia edhe me vendim të Kryesisë Qendrore, përfshirë edhe ata të Degës së Tetovës, atëherë u pa se mundësi ndryshimi në Alternativë nuk ka. Këta njerëz do ta fundosin Alternativën, por nuk ia japin askujt. Do t’i marrin vulat me vete, do t’i mbajnë si dekor, por subjekt politik nuk do të kenë. Do të thotë kështu do të vazhdojnë të bëjnë ata. Kjo me detyroi të mendoj se çfarë më tutje? E keni parë edhe te llogaridhënia dhe me takim me qytetarët, se ka përkrahje nga qytetarët për rrugëtimin politik që bëj unë. Pasi nuk e shoh veten te asnjë subjekt politik, sepse e kisha bindjen se te Alternativa duhet të jap shërbimin tim, por e pash se kjo nuk mund të ndodh. kështu vendosa të rrugëtoj me një subjekt të ri politik, bashkë me strukturat që i kemi”, tha Zejdi.