Eskobar për takimin me Mickoskin: S’jam këtu për të torturuar askënd
Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Gabriel Eskobar sot zhvilloi takim me kryeministri Dimitar Kovaçevski pas çka mbajtën konferencë për media. Kryeministri tha se mesazhi është i qartë ShBA-të – Maqedonia duhet të bëhet anëtare e BE-së sepse është alternativa e vetme dhe është edhe kërkesë e qytetarëve. Nga ana tjetër zëvendës ndihmës sekretari amerikan Eskobar i pyetur se si e komenton nisjen dhe ndërprerjen e procesit për ndryshimet kushtetuese u shpreh se pret që të njëjtat të vazhdojnë, pasi Maqedonia e ka vendin në BE, transmeton Portalb.mk.
“Qytetarët duan integrim dhe jo izolim. Besoj se pas procesit të ndryshimeve kushtetuese, deputetët të inkurajohen dhe të marrin vendim të guximshë që do të na mundësojë të bëhemi anëtarë të BE-së. Sot nëse ndahemi nga Shqipëria Mali i Zi, Serbia, askush nuk garanton se në çfarë mënyre do të bëhemi anëtare i BE-së. Nuk guxon të mbahen peng interesat e qytetarëve për interesa parazgjedhore. BE-ja e plotsoi detyrimin që mori përsipër, legjislacioni evropian përkëthehet në gjuhën maqedone. Me ndryshimet kushtetuese nuk rrezikohet asnjë çështje identitare e Maqedonisë. Kemi mbështjetje serioze si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Bllokimi dhe anulimi i këtij procesi do të jetë I dëmshëm. Jo veëm që do na fusë në pozitë të padëshiruarshme, pasi vitin e ardhshëm ka gjithkund zgjedhje, atëher mund ta humbin mbështejten nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se si kryeministër që udhëheqë koalicionin, ministrat, do të bëjnë gjithcka që është të shkojë përpara, që qytetarët të jenë evropian, me standarde evropiane dhe jo qytetar evropian me pasaporta të huaja që shkojnë në Evropë.
Nga ana tjetër zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, deklaroi se Maqedonia ka qenë partner dhe ndihmë e madhe në misionet e NATO-s, si dhe e ShBA-së dhe e BE-së dhe si rezultat duan që Maqedoninë ta shohin në BE.
“Dua të them se Ballkani Perëndimor është pjesa më premtuese e Evropës. Evropa ka nevojë për ju, Amerika. Për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, jemi të emocionuar, pasi duam t’ju shohim në BE, jam i lumtur që ka nisur si proces dhe shpresoj të vazhdojë”, u shpreh Escobar.
I pyetur nga gazetarët se si e komenton deklaratën e Mickoskit, me të cilin pritet të zhvillojë takim, i cili para ardhjes së tij në Maqedoni tha se nuk është i gatshëm për torturë dhe presion kur bëhet fjalë pr ndryshimet kushtetuese, por se është vetëm i mirëseardhur që t’i dëgjojë argumentet e tij, Escobar tha se nuk ka ardhur për të torturuar askënd dhe se është i gatshëm për shkëmbim pikpamjesh.
“Unë s’jam këtu për të torturuar askënd. Unë jam këtu për të dhënë të njëjtin mesazh që kam dhënë në të gjithë rajonin, që SHBA i sheh si partnerë natyrorë ata që janë të përkushtuar ndaj integrimit evropian, të përkushtuar ndaj NATO-s dhe luftës kundër korrupsionit. Dhe dua ta bëj të qartë atë pjesë në fund të fundit, unë dua edhe të dëgjoj shkëmbim të hapur të pikëpamjeve. Shpresoj të kemë më tepër cfarë të them për publikun pas takimit”, tha Escobar.
Sipas njoftimeve, Escobar sot do të takohet edhe me liderin e opozitës VMRO-DPMNE,Hristijan Mickoski. Ai, megjithatë, gjatë ditës së djeshme pati një takim me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, në të cilin, siç njoftuan nga kabineti i presidentit, shprehu pritjen nga Uashingtoni zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Në takim u theksua mbështetja e SHBA-ve në aspiratat evropiane të vendit tonë. Ndërkohë, u theksua edhe pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar që Maqedonia do të vazhdon rrugën për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, deklarojnë nga presidenca.
Presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut.
“Në takim u diskutuan hapat e radhës që duhet t’i marrë Maqedonia e Veriut që të përparon në procesin integrues në Bashkimin Evropian”, deklaroi Pendarovski.
Ndryshe, zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar shpreson për diskutime produktive me liderët e qeverisë gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone, kur u pyet për të komentuar reagimin e opozitës, përpara vizitës së Escobarit në Shkup.
Vizita e Eskobarit vjen pas fillimit të procedurës plenare parlamentare për miratimin e amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me BE-në. Rendi i ditës i seancës u miratua me 70 vota “pro”, dhe pas shterjes së diskutimit për propozim-vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e shtyu votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretave.
Në korrik të këtij viti, Escobar, në paraqitjen e tij para Nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, deklaroi se administrata amerikane po punon me autoritetet në Sofje në mënyrë që Bullgaria të mos japë kushte dhe kërkesa të reja pasi Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet ekzistuese.
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.
Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orësh. Votimi nuk dihet ende kur do të bëhet.
Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.
Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.