Maqedoni

A ka gjasa që Afrika përmes RMV-së të antarsohet në BE

Ejup Berisha

Vendbanimet në RMV janë bërë si të ndodheshin në kontinentin e Afrikës. Ani pse ka shumë ndertime shtëpishë dhe objektesh të ndryshme bashkëkohore dhe të bukura por përshtypja se kur e sheh realitetin këtu te ne të ngjanë në Afrikën e para katër apo pesë dekadave më parë gjithmone mbetet. Ndertime ka por ska rend e rregull apo ska plan urbanistik.Këtu kujt ti shkon ndërmend ndërton cfar të don dhe ku të don vet. Të shpresojmë që dikuj mos ti shkon ndermend që të ndërton objekte në mes të rrugëve ku levizim ne njerëzit sepse edhe kjo mund të ndodhë. Perveç vendbanimeve edhe njerëzit këtu sillen sikurse të ishin nga Afrika. Këta bile edhe jau kanë shkuar afrikanëve me sjellje të pahijshme dhe primitive. Krijohet pershtypje se afrikanët e kane pushtuar dhe e kanë kolonizuar këtë vend. Sot primitivizëm ka sa të duash në ambientet shoqërore këtu te ne.
Njerezit në RMV nuk sillen me respekt, nuk kanë mirsjellje, janë tejet arrogant, të dhunshem dhe të zhurmshëm. Këto sjellje i karakterizojnë edhe njerëzit e angazhuar në politike. Sjellje tipike të kolegëve të tyre afrikan manifestojne politikanët e këtushëm dhe të njejtët asnjëher nuk kanë tentuar dhe nuk tentojnë që të ndryshojnë, të emancipohen dhe të civilizohen. Dhe mu këta politikan kohëve të fundit janë quar në këmbë dhe thonë se duan që shtetin tonë ta antarsojnë në BE. Këta athua vallë a harrojne se kanë krijuar realitet dhe ambient afrikan dhe me këto gjëra mundohen që të na antarsojnë në familjen e madhe europjane
Pra paramendoni ata që kultivuan ambient mentalitet dhe realitet afrikan duan të na bëjnë pjesë të Europës edhe pse zyrtarët europjanë kanë thënë dhe thonë se në BE nuk kanë vend shtetet që nuk kultivojnë standarde dhe vlera përparimtare europjan. Edhe nëse ndodhë antarsimi i RMV-së në Bashkimin Europjan politikanët e këtushëm mos të mendojnë se kjo gjë është meritë e tyre. Antarsimi i RMV-së është më shumë pasojë e rreziqeve të shumta dhe të medha gjeostrategjike dhe gjeopolitike që i kanosen vendit tonë por edhe rajonit të Ballkanit perendimor sesa produkt i rrethanave dhe i kushteve të krijuara prej politikanëve vendor që RMV të bëhet shtet antar i BE-së.