Rajon - Botë

Dronat e Ukrainës godadin Rusinë, tre persona të vrarë

Tre persona janë vrarë si pasojë e një sulmi me dron ukrainas në zonën e Belgorodit të Rusisë.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i zonës, tha Vyacheslav Gladkov, nëpërmjet një postimi në Telegram, ku shkruan se sulmi ndodhi në fshatin Lavy në zonën e Valuyskyt.

“Dy persona humbën jetën në momentin e sulmit, ndërsa një tjetër vdiq në spital. Është e pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjarët e tyre”, shkruan ai në Telegram.

Moska akuzon Kievin për sulmin, por kjo e fundit nuk e ka komentuar ngjarjen.