Dossier

Shkoi në amshim Refik Poshka, “SKËNDERBEU” i Strugës

Në vend të in memoriamit

Nga: Prof. Bexhet Asani

Refik Poshka ndërroi jetë dhe shkoi në amshim po vepra e tij mbeti. Dashuria ndaj teatrit i kishte lindiur që në rininë e tij. Që në vitin e largët 1967 kur vunë në skenë dramën “Trimi i mirë me shokë shumë” të Sulejman Pitarkës. Rolin kryesor, rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e luante me krenari Refik Poshka.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Refik Poshkën!

Familja Poshka ngjalli jetën kulturore në Strugë.
Në qytetin piktoresk të Strugës ka më shumë se dy dekada që është themeluar “Teatri Poshka”. Gjatë këtyre viteve pothuaj të gjitha aktivitetet kulturore zhvillohen në këtë teatër. Të themelohet një teatër nuk është dhe aq e lehtë. Le ta vërtetojë këtë kur them se nuk është aq e lehtë. Molieri i famshëm duke pasur një pasion aq të madh ndaj teatrit krijoi trupën teatrore “Teatri i ndritur”. Me këtë trupë teatrore ai brodhi në tërë Francën me shfaqjet teatrore, nuk pati kushedi se çfarë suksesi. Me t’u kthyer nga kjo bredhje, në Paris do të shfaqnin para mbretit Luigji i XIV, me shfaqjen që dhanë e mahnitën mbretin. Kështu, mbreti Luigji i XIV mbeti aq i kënaqur saqë i dha një sallë teatri pranë Luvrit. Mirë, Molierit i fali mbreti një teatër, po familjes Poshka kush i fali teatrin?
Cila është familja Poshka? Prezenca e familjes Poshka në qytetin e Strugës evidentohet pas ardhjes së Xheladin Xhelo Poshkës nga fshati Frëngovë në fillim të viteve 1950. Edhe pse në qendër të qytetit ardhja nuk ishte edhe aq e ngrohtë pasi si një ish-ballist Xhelo Poshka përndiqet dhe burgoset disa herë. Fati i ngjashëm e ndjek edhe djalin e dytë te Xhelo Poshkës z. Refik Poshka. Një ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Kosovë dhe i martuar me Nexhmije Poshka një pedagoge e shquar Gjuhës Angleze me te cilën kanë tre fëmijë. Djali I madh, Agim Poshka ka doktoruar në fushën e linguistikës së aplikuar. Tani është ligjërues në Universitetin e Tetovës. Është një kantautor i mirënjohur në trojet shqiptare dhe në diasporë. Vajza, Arta Poshka – Qoku , një pedagoge e diplomuar në fushën e psikologjisë. Djali i vogël i Refik Poshkës është Xheladin Poshka, ka kryer Akademinë e Arteve në Tiranë. Regjisor mjaft i njohur në trojet shqiptare. Atë që e dallon ekonomistin z. Refik Poshka është guximi I tij të investnte në Art dhe teatër qe ka qenë pasioni i shprehur i dy djemve të tij. Këtij ekipi i bashkohet edhe nusja nga Tirana e Xheladin Poshkës, regjisorja e shquar Olsa Poshka e cila punon ditë e natë me brezin e ri në qytetin e Strugës dhe më gjerë. Ky tresh përpos aktiviteteve muzikore në 23 vitet e fundit kanë themeluar edhe teatrin Poshka. Ky teatër është një kënd i artdashësve që mestarisht brenda vitit organizon 3 deri në 4 premiera dhe ka trupën e vetë të aktoreve e të aktorëve. Kjoj formulë e teatrit privat të kombinuar me ofertë artistike-turistike dhe hotel pushimi është e rrallë në rajon. Promovimi i kultures shqiptare dhe edukimi i brezit të ri me vlerat e artit ka qenë një nga synimet e këtij teatri që nga themelimi.

Përderisa Molierit mbreti i dha sallë teatri. Familjes Poshka nuk i dha as shteti as mbreti. Kjo familje e krijoi vetë Teatrin e ndritur Poshka. Ky tetatër sot bën dritë për struganët në veçanti dhe për të gjitha trojet shqiptare në përgjithësi.