Maqedoni

Terapinë për sëmundje kronike të qytetarëve, prej tani do të mund ta shkruaj edhe mjeku familjar

Terapinë për sëmundje kronike të qytetarëve, prej tani do të mund ta shkruaj edhe mjeku familjar, pa pasur nevojë të shkohet tek mjeku specialist. Kjo është një nga reformat në sistemin shëndetësor primar, të cilat i promovoi sot Ministria e Shëndetësisë, për transformimin e shëndetësisë primare. Këto reforma planifikohen t’i realizojnë deri në vitin 2025.

“Një pacient i caktuar nga Kriva Pallanka, nga Resnja, ose Struga, që duhet të zgjohet nga ora 05:00 e mëngjesit dhe të udhëtoj me makinë ose autobus, të humb një ditë pune, që ka prind më të moshuar, të vijë dhe të shkruaj terapinë, e cila shkruhet vetëm nga shëndetësia terciare, në Qendrën Klinike, nga tani e tutje, kjo do të shkruhet nga mjeku familjar. Kjo është një nga ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në shëndetësinë primare”.

Koordinatori i reformave në sistemin shëndetësor primar Zllate Mehmedoviq, theksoi se po bëjnë decentralizim të sistemit, gjegjësisht afrimin e shërbimeve me qytetarin.

“Nuk ka nevojë të bëhet termin tek mjeku specialist nëse keni nevojë vetëm për të shkruar terapinë ose të ju bëhet procedurë e caktuar diagnostifikuese. Në pajtim me protokollet, bie poshtë regjimi i shkrimit të terapisë, tani do të shkruhen më shumë barëra për kontrolle të shtypjes së gjakut, të yndyrës, tek personat me diabet, me astma, sëmundje të mushkërive dhe të gjendrave tiroide. Mjekët amë, kanë më shumë kompetenca për diagnostifikim”.

Më tej, sqaruan se nuk do të humbet asgjë nga cilësia e kontrollit shëndetësor të pacientëve, sepse do të ndiqen të njëjtat protokolle. Qëllimi siç thanë ata, është që të lehtësojnë sistemin, duke marrë për bazë kaosin që bëhet me terminet në sistemin elektronik “Termini im”.