Maqedoni

Policia publikon fotografin e personit që ngriti flamurin “Autochthonous” në Tetovë, kërkon kapjen e tij!

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar se personi i cili më datë 11.08.2023 në sheshin e Tetovës, ka shpalosur flamurin e “Shqipërisë etnike”, nuk është pjesëtar i policis, ashtu sic thonë ata, është spekuluar këto ditë, raporton SHENJA.

Po ashtu ata publikuar fotografin e atij personit, duke thënë se nëse e vërejnë, apo kanë ndonjë informacion për të, menjëherë të paraqiten në polici.

“Çdokush kush ka ndonjë informacion e që mund të ndihmojë në hetimin të cilin SPB Tetovë është duke e udhëhequr në koordinim me Prokurorin Publik, menjëherë të raportojnë në stacionin më të afër policor ose të paraqiten në numrat e telefonit 192 ose 112”, thuhet në njoftimin e policisë. /SHENJA/