Ukraina miratoi rezolutë për tregtinë me Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Ukrainës miratoi rezolutë për zbatimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Maqedoninë e Veriut. Sipas përfaqësuesit ukrainas Taras Kaçka kjo rezolutë do të mundësojë që marrëveshja e tregtisë së lirë e arritur që në tetor të vitit 2022, ndërsa e ratifikuar këtë pranverë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të zbatohet në tërësi. Kjo do të mundësojë dhe zbatimin e mekanizmit për doganimin e prodhimeve bujqësore dhe importin e mallrave nga Maqedonia e Veriut pa të dhëna shtesë në kuadër të kuotës tarifore. Paraprakishit u njoftua se Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për “transport pa viza”, me çka parashikohet heqja e lejeve dhe transport bilateral e tranzit të automjeteve të standardit Euro 3. /alsat.mk