Maqedoni

Presidenti i Ukrainës, Zelenski falënderon Maqedoninë e Veriut për mbështetjen

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e falënderoi Maqedoninë e Veriut për inkuadrimin drejt deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën.

“E falënderoj Maqedoninë e Veriut që iu bashkëngjit deklaratës së G-7-shit për mbështetje të garancave të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bëri këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për përforcim të partneritetit të vendeve tona”, kumtoi Zelenski në Tuiter.

Vendet nga G7 në margjina të samitit të NATO-s në Vilnus, publikuan kornizë të sigurisë për garanca afatgjate të sigurisë për Ukrainën me qëllim që vendi të mbrohet nga Rusia. G7 e konfirmoi përkushtimin ndaj qëllimit strategjik për Ukrainë të lirë, të pavarur, demokratike dhe sovrane, në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, e aftë të mbrohet dhe t’i kundërvihet agresionit të ardhshëm.