Kolumna

Kryeministri është bindur se qeverisja e tij është kthyer në sulltanat

Shkruan: Silvana Begaj

Asgjë që bënë keq nuk e cënon! Ka parimin: Varfëroje një popull deri në atë pikë sa nuk do të ketë motivim apo mundësi të ngrihet në mëngjes e jo më të ketë forcë të kundërshtoj veprimet e një udhëheqësi.

Me romuzet që e karakterizojnë duket sikur arrin të mbulojë cdo vjedhje, korrupsion e krim që ndodh duke dalë i pafajshëm.

Në cdo vend të botës një kryeministër jep dorëheqjen edhe nëse kalon padashje semaforin me të kuq në rrugë, por kryeministri jonë trim as nuk lëkundet nga karrigia as kur i akuzohet Ministri i Brendshëm për trafik ndërkombëtar droge dhe as kur i arratiset zv. Kryeministri për një skandal që do rrëzonte mbretëri e sulltanate.
Ne si shoqëri dimë se cfarë hëngri për drekë komshia i katit të parë, cfarë i tha në konfidencë komshia e katit të dytë komshies tjetër etj dhe Kryeministri jonë nuk e di kush i ka kullat më të larta në Tiranë, as si po vidhen fondet europiane për bujqësinë etj.

E ngaqë e di që lajthitjet e tij zemërojnë vetëm njerëz në fb e në kafenetë e qyeteve, ashtu në mes të gushtit Kryeministri kërkon konsultim publik për të shtuar një taksë me detyrim për tërmetin.

z. Kryeministër unë, e shumë shqiptarë e dimë se si shkojnë konsultimet tuaja publike prandaj e di me siguri se ju do ta miratoni. Ashtu në terr si cdo gjë tjetër që ka të bëjë me paranë.

Por nuk na the që dhe ne të dimë: Si do funksionojë kjo taksë? Cfarë skeme do të përdoret? Kush e garanton që ato sdo përdoren për mbulimin e ndonjë vjedhje tjetër? Si mund ta dimë se nëse pas 50 vjetësh bie tërmet nuk do degjojmë skandalin e radhës që thjesht janë vjedhur?

Unë e di mirë se vapa të jep dhe halucinacione, po pse spate një ide për mirë xhanëm?

Pse mendove me gjenialitet për tërmetin i cili statistikisht që të ketë pasoja do dekada te ndodhi, por nuk mendon për ndonjë taksë modeste apo siguracion për ndonjë fenomen që ndodh me shpesh në vendin tonë?

Pse nuk siguron të mbjellat e bujqëve që ose përmbyten nga shirat ose thahen nga mungesa e ujit.

Ka aq shumë çështje për të bërë konsultime publike sa vetëm një mendje hajdute e pangopur do mendonte shtimin e taksave e mbi të gjitha me detyrim.

Sa taksa paguhen aty pa marrë shërbim?

Edhe sulltanatet bien, e mbretëritë shkatërrohen e mbi të gjitha kur njerëzit më të afërt iu kërcënojnë nga kush e di se ku.

Boll e shtypët këtë popull cdo ditë e boll shpikët ndonjë zhvatje të re nga xhepat e tyre sa herë që iu kap ndonjë delir.

Konsultimet publike propozojë ti bëjmë publikisht në media dhe jo me fletërrufe e as në cepa lagjesh me tekst të orkestruar.

Unë do të vi me kënaqësi tju jap përgjigje të bazuara se është koha që të filloni të mendoni të ndihmoni bizneset e ndershme, familjet në nevojë e jo ti varfëroni.

Ju uroj pushime të qeta pa ethe gushti se si dihet cmendoni përsëri buzë detit.

Silvana BEGAJ