Lajmet e rejaMaqedoni

Ankand për një pjesë të pasurisë së sekuestruar të Mijallkovit

Një pjesë e pasurisë së sekuestruar të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, do dale në ankand. Shpallja është publikuar në faqen e internetit të Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe zgjat 15 ditë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 23 gusht. Ankandi do të zhvillohet më e 25 të këtij muaji në mënyrë elektronike. Në ankand do të nxirren dy apartamente në Ohër, një tokë në Kozhuf dhe toka në Moranë, Komuna e Studeniçanit pranë Shkupit. Vlera e përgjithshme e pasurisë së paluajtshme e sekuestruar nga Mijallkov në rastin “Perandoria” që do del në ankand është pak më shumë se 500 mijë euro. Vlera e përgjithshme e pasurive të sekuestruara të Sasho Mijalkov është rreth 14 milion. Pasuria e tij u sekuestrua pasi ai pranoi fajësinë dhe iu dha një dënim më i ulët me burg. Atij gjithashtu iu morën edhe aksione, që sipas njoftimeve, do të jenë gjithashtu në ankand. /Alsat.mk