Maqedoni

Tetova, gati për të mirëpritur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

“E zbukuruar me flamujt kombëtarë dhe të Kosovës, me rrugë të liruara dhe me një skenë madhështore, që përgatitet për ti uruar mirëseardhje, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Kështu Tetova sot është e përgatitur”.

“Nuk ka respekt më të madh për ne se kur Albin Kurti është në vizitë këtu”, tha një banor.

“Sigurisht është respekt për ne, më të mirë nuk ka”, u shpreh një banor.

“Shumë shumë gjë e mirë është kjo për ne”, deklaroi një banor.

“Do ishte shumë më mirë të ishte niveli më i lartë i pritjes së kryeministrit me institucione më të larta” – banor.

Nga komuna e Tetovës si nikoqirë të vizitës Kurtit, thonë se janë bërë gjitha përgatitjet për ardhjen e kryeministrit të Kosovës.

“Komuna e Tetovës ka marrë gjitha masat për pritjen madhështore të kryeministrit Kurti në Tetovës. Nga ardhja prej Çairi, ai do vizitojë komunën e Tetovës ku më pastaj bashke me Kasamin do shkoj në Vicë, ku do promovojë idenë e hapjes së një rruge malore për qëllim të turizmit malor mes dy qyteteve tona Tetovës dhe Prizrenit”, deklaroi Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.