Kosovë

Rrahën brutalisht mërgimtarin që kishte ardhur në vendlindje, këta janë katër “trimat” e arrestuar në Istog

Një rrahje brutale ka ndodhur këtë javë në komunën e Istogut. Një bashkatdhetar derisa ishte në veturë me gruan e tij sulmohet nga katër persona. Gazeta Insajderi mëson se personat që kanë kryer rrahjen janë katër vëllezërit Visoqi nga Istogu të cilët janë arrestuar.

Burimet e njëjta i thanë Gazetës se ata janë: Albert Visoqi, Arben Visoqi, Egzon Visoqi dhe Nderim Visoqi.

Katër vëllezërit janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë.

Prokurori i rastit Muharrem Bajraktari ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e tyre duke mos dhënë më shumë detaje.

“Janë ndaluar për 48 ore”, tha ai.

Ndryshe Gazeta merr vesh se arsyeja e rrahjes dyshohet të ketë lidhje me një hakmarrje mes tyre që para dy viteve.

Gazeta Insajderi ka siguruar videon e plotë nga momenti i rrahjes dhe do ta publikoj gjatë orëve në vijim.