Taravari: Jo lëshim të Qeverisë, por votim të ndryshimeve kushtetuese dhe shkojmë në zgjedhje
Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, thotë se në organet e partisë nuk e kanë diskutuar mundësinë e daljes nga qeveria. Ai vlerëson se një veprim i tillë nuk është i duhur.
Taravari në intervistë për KOSOVAPRESS thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament, duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kohë më parë ministrat e Bashkimit Demokratik për Intergrim, dorëzuan dorëheqjet në qeveri, të cilat do të aktivizohen vetëm nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht.
Kreu i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari thotë se është optimist që të gjitha partitë në parlament do t’i votojnë ndryshimet kushtuese dhe pas kësaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai në një intervistë për KOSOVAPRESS shprehet që opozita maqedonase do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, derisa thekson se partitë shqiptare janë të gatshme për kompromise vetëm që të mos bllokohet rruga evropiane e shtetit.
Në intervistë, Taravari thotë se kjo është periudha më e vështirë nëpër të cilën kalon vendi që prej vitit 2001.
“Në Maqedoni është një kohë relativisht e vështirë me shumë mjegulla para nesh, me plot paqartësi, mund të them se një prej periudhave më të vështira të shtetit pas pavarësimit, nëse e tërheqim periudhën e vitit 2001 kur ishte lufta”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Arben Taravari.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të fillojë debatin për ndryshimet kushtetuese më 18 gusht, derisa koalicioni qeverisës është në kërkim të votave për të arritur numrin 80 sa kërkohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Për ndryshime kushtetuese nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve.
Është partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE të cilës po i kërkohen votat ndërkohë që ajo shfaq kundërshtimet e saj për votim të amendamenteve kushtetuese.