Shpërthim në një fabrikë afër Moskës plagos 25 persona (Video)
Të paktën 25 persona u plagosën në një shpërthim në një fabrikë indusriale në verilindje të Moskës.
Dy nga të plagosurit janë dërguar në spital.
Shpërthmi ndodhi në qytetin Sergiev Posad, në një depo të mjeteve piroteknike e marrë me qira nga kompania e tretë në vend, raporton CNN duke iu referuar raportimeve të mediave ruse, transmeton Klankosova.tv.
Shpërthimi nuk u shkaktua nga mjete ajrore pa pilot (UAV) – dronë ushtarakë që forcat ukrainase dhe ruse i kanë përdorur të dyja për të nisur sulmet në territorin e armikut – sipas informacioneve paraprake, raportoi TASS, transmeton KlanKosova.tv.
A huge explosion was reported in Zagorskiy Optical and Mechanical plant near Moscow
The factory had contracts with the Russian Ministry of Defense. It is part of Shvabe Holding, which is producing sights, thermal imagers, laser rangefinders, and other similar products.… pic.twitter.com/BTPMd8cxvy
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) August 9, 2023