Shkup, i moshuari e rrahu dhe kërcënoi me thikë gruan e tij 20 vite më të re
Zënka dhe debati në një familje nga Shkupi ka përfunduar në raportin policor, pasi burri kishte përdorur dhunë ndaj bashkëshortes, përcjell KlanM. Sipas raportimit të gruas 41 vjeçare, bashkëshorti i saj përveç se e ka sulmuar fizikisht, e ka kërcënuar edhe me mjet të mprehtë.
“Me datë 07.08.2023 në SPB Shkup, një grua 41 vjeçare ka raportuar se me datë 02.08.2023 bashkëshorti i saj M.D (61) e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me sende të mprehta në shtëpinë e saj në zonën e Karposhit”, thonë nga MPB.
Po merren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia