Vrasja e dyfishtë në Kalanë e Shkupit arrestohet një i dyshuar, policia tregon moshën dhe inicialet e tij
Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në rajonin e Gazi Babës policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në bashkëpunim me njësitin “Tigrat” dhe sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar për bashkëpunim policor kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit me inicialet G.M (31 vjeçar) ku dhe e kanë arrestuar. Ky person ka qenë i kërkuar me fletarrest për vrasjen në fillim të marsit në një kafene të Shkupit. G.M është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal me procedure të shpejtuar për veprën e kryer penale “ndihmë në vrasje”. Vrasja e dyfishtë ndodhi më 6 mars. Në lokalin në Kalanë e Shkupit disa persona të armatosur gjuajtën me breshëri plumbash, ndërsa mbetën të vdekur Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. /Alsat.mk