Shqipëri

Shqiptari katolik shtroi Iftar për qindra vëllezër musliman në Nju Jork

Marko Kepi , kandidati për një vend në Këshillin e Bashkisë për qytetin Nju Jork, Distrikti 50 në Staten Island, të Enjten në Hilton Hotel – shtroi vaktin e Iftarit në natën e 24 të Ramazanit, muajin e shenjtë mysliman, për të gjithë shqiptarët në zonën e tij elektorale. Të pranishëm në darkën e organizuar

Marko Kepi , kandidati për një vend në Këshillin e Bashkisë për qytetin Nju Jork, Distrikti 50 në Staten Island, të Enjten në Hilton Hotel – shtroi vaktin e Iftarit në natën e 24 të Ramazanit, muajin e shenjtë mysliman, për të gjithë shqiptarët në zonën e tij elektorale.

Reklame
Të pranishëm në darkën e organizuar nga Marko Kepi, përfshinin rreth 50 besimtar myslimano-amerikane, mes tyre dhe besimtare si Sulltana Perezic, Sebija Perezic dhe Fatime Vukovic, si dhe të ftuara nga besimet e tjera.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa lider dhe veprimtarët e dalluar të komunitetit nga ishulli i Staten Island, përfshirë Sali Bollatin, Dul Perashi ish kryetar i Krajes, Dash Miftari kryetari i Dibres, Safet Llola kryetar i Shoqatës Ana e Malit, Belul Qoku, dhe miku i tij Dino, biznesmenit e suksesshëm Emin Lata, Ylber Pilku, Agron Damzi, Blendi Bekteshi, e tjer.

Po ashtu ne mesin e pjesmarresve ishin edhe dy bokseirët e talentuar te komunitetit Reshat Mati, dhe Arjan Iseni, të cilët ishin midis pjesëmarrësve në organizuar darkën, e iftarit organizuar nga Marko Kepi, vakt iftari e cila u zhvillua në javën e fundit të muajit të shenjët Ramazanit. Vaktin e iftarit sipas traditës e hapi Jasim Gjokaj, me një lutje rasti. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët e agjërueshëm abstenojnë nga konsumimi i ushqimit dhe ujit nga lindja në perëndim të diellit, si dhe nga pirja e duhanit, aktiviteti seksual, thashetheme dhe aktivitete të tjera.

Shqiptarët kanë një lidhje të veçantë ndërfetare sidomos është për t`u dalluar ajo në respektimin e festave fetare, të cilat dëshmojnë̈ bashkëjetesën tonë çdo ditë, çdo festë dhe në çdo rast. Edhe kjo bashkëjetesa dallon jo vetëm në vendorigjinën tonë, por edhe gjithkund ku jetojnë, shqiptarët ne diaspore. Një shembull të tillëqe është shenuar disa herë edhe në Nju Jork,e shtetet e tjera ku me se shumti jetojn shqiptaret ne Amerike, jan lider, indidvid, dhe politikanët e njohur shqiptar në SHBA, qe në çdo muaj Ramazani, kan shtruar ndonje vakt iftar për vëllezërit e tyre musliman, shqiptaro amerikan ne shenje respekti.

Përkatësisht e till ishte pjesëmarrja edhe ne Iftarin e shtruar në Staten Island të Nju Jorkut, te Enjten ku kanë qenë të ftuar dhjetëra shqiptarë, në mesin e tyre , biznesmen dhe veprimtarë te dalluar që kanë kontribuar nder vite për çështjen kombëtare në kohët më të vështira. Marko Kepi , kandidati republikan për anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit Nju Jork, nga Distrikti 50 që përfshin Staten Island, ne zgjedhjet e 22 qershorit, ka prezantuar për elektoratin e tij shqiptar ne këtë event, një pjesë të programit të tij të kësaj fushate, ku si deklaroi vet Kepi, në fokusin kryesor të tij do të jetë një projekt dinjitoz, realizimi i Qendrës Kulturore “Illyria House” .

Në broshurat e shpërndara me këtë rast thuhet se ajo do jetë një shtëpi e ngrohtë me dyer të hapura për të gjithë shqiptarët, që do kthehet në vatrën ku do bëj bashkë të vegjël e të mëdhenj, të rinj dhe të moshat e treta. “Kjo Qendër do shërbejë si një ambient ku do ofrohen kurse të gjuhës shqipe dhe asaj angleze dhe ku shqiptaret mund te aplikojnë për punësim, dhe për të gjithë atë që kanë menduar edhe për gjyshërit tanë të cilët tashmë do kenë vend-takimin e tyre, për t’u argëtuar dhe pse jo për të qenë sa më afër traditës shqiptare.” sqaron Kepi duke shtuar se:

‘Illirian House’ një Qendër e cila do jetë në dobi të Komunitetin, dhe që do promovoj kulturën shqiptare, dhe do mbaj gjallë gjuhen shqipe nder brezat e rinj që lindin në Amerikë me prejardhje shqiptare.”/Beqir Sina/INA