Maqedoni

Taravari nga “Takimet e Rekës së Epërme”: Ju i dhuruat shumë kombit tonë!

Kryetari i ASH-së dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka marë pjesë në “Takimet e Rekës së Epërme”.

“Kënaqësi të merrja pjesë në një festë fantastike me program mbresëlënës ku interpretohen këngë, lojra tradicionale dhe kultivohen zakonet shqiptare siç është dasma autentike e Rekës së Epërme”, tha Taravari.
Në fjalimin e tij, theksoi se banorët e kësaj ane janë shpërndarë në vende të ndryshme, por prapëseprapë pjesa dërmuese e tyre janë në qytetin e Gostivarit.

“Është kënaqësi t’i keshë bashkqytetarë këta njerëz fisnikë e intelektual që i dhuruan shumë qytetit tonë, por edhe kombit në përgjithësi në kulturë, traditë e trimëri”, theksoi i pari i ASH-së dhe i Gostivarit.