Maqedoni

Martohen mjeku i njohur nga Kumanova dhe mjekja nga Struga (FOTO)

Dy mjekët e njohur shqiptarë, Ismail Veliu (ortoped) nga Kumanova dhe Era Tateshi (oftamologe) nga Struga, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre me një ceremoni madhështore, shkruan Open-TV.

Ata e kishin organizuar dasmën në një prej restauranteve të bukura në Shkup, në prani të shumë mysafirëve, miqve, kolegë dhe familjarë të tyre.

Të pranishmit i ka argëtuar Juliana Pasha, këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria.

Dr. Ismail Veliu është një mjek ambicioz dhe mjaftë i njohur, i cili punon në spitalin Universitar në Shkup. Ai është djal i mjekut Bedri Veliu.
Ndërsa, Era Tateshi punon në një spital privat në Shkup. Era është e bija e dr. Bekim Tateshit, një figurë e njohur në partinë Aleanca për Shqiptarët.

Open-TV i uron çiftit të ri martesën, duke iu dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore. (Open-TV)