September 28, 2024
Maqedoni

Maqedoni, arrestohet plaku 86 vjeçar, sulmoi fizikisht një vajzë të re

Dje (03-gusht) në ora 18:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.Z.(86) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

“Në ora 19:45 në DPB-Gostivar i njëjti është raportuar nga 37-vjeçarja G.I. nga Gostivari se rreth orës 17:45 në objektin ku banojnë, ka sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur dhe e ka kanosur me një mjet të mprehtë”, thonë nga SPB Tetovë.

Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet mparashtresë përkatëse.