Kosovë

LAJMI I FUNDIT: Dardan Krivaça dënohet me burgim të përjetshëm

Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt për vrasjen e Marigona Osmanit.

Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot Dardan Krivaçën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ndërkaq Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, përshkruhet se në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë kishte marrë një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë kishin hyrë në dhomë dhe kishin filluar ta godasin tani të ndjerën në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike.

Viktima nga goditjet e njëjta ka pësuar politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerja e ashtit të nofullës së poshtme, thyerja e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty.

Me këtë ata në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Dardan Krivaça është liruar nga akuza për “dhunim”.