Grubi: Zjedhjet nuk janë zgjidhje, vendimin për dorëheqjet tona e mori Ali Ahmeti!
“Prapa dorëheqjeve të BDI-së, qëndron Bashkimi Evropian, qëndron integrimi i vendit në BE”, kështu tha zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në prononcimin e tij të fundit për Ora News.
Sipas Grubit prezenca dhe fuqia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeveri u paraqit si pengesë e vetme e VMRO-së opozitare që kjo e fundit t’i mbështesë ndryshimet Kushtetuese.
“Të gjithë partnerët tanë kanë qenë të njoftuar. Hapin e morri z.Ali Ahmeti, ditën e diell të kësaj jave, ndërsa ne ditën e martë i dorëzuam dorëheqjet deri tek kryeministri, në mënyrë që të faktojmë dhe demostrojmë liderëve të opozitës që ne e kemi menjëmend, integrimin e RMV-së në BE”, tha mes tjerash Grubi.
Zëvendëskryeministri Grubi thotë se llogaria nga ky hap nuk është elektorale dhe ky hap nuk merret për përfitimin e votave, raporton indeks.mk
“Ne nuk jemi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Konsiderojmë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe prandaj nuk duhet të mbahen tash por duhet të mbahen në terminin e rregullt në korrik të vitit 2024. E vetmja llogari e jona ishte integrimi i vendit në BE”, deklaroi Grubi.