Kosovë

Dënohen Ivani dhe Sinisha, dy serbët që sulmuan KFOR-in, Policinë dhe mediat (Foto)

Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq u dënuan me nga gjashtë muaj burg i cila u është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 7 mijë eurove, për sulmin ndaj 30 pjesëtarëve të KFOR-it, policisë e mediave.

Atyre po ashtu ju shqiptuan dënime plotësuese, “dëbimi tyre nga territori i Kosovës dhe ndalim për tre vjet për të hyrë në Republikën e Kosovës.”

Pala mbrojtëse deklaroi se nuk do të paraqesin ankesë, dhe pranuan qysh sot t’i paguajnë dënimet e parapara me aktgjykimin e shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Latifi.