Turisti serb ndërroi jetë në Shqipëri
Një 54-vjeçar serb ka humbur jetën në Vlorë, pasi ka pësuar ‘arrest kardiak’ sapo është futur në det.
Policia bën me dije se në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.