Maqedoni

Zaev dhe Bërns në Vratnicë u përkulën para përmendores së pesë pilotëve amerikanë

Me rastin e 9 Majit, Ditës së fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në vend Kejt Meri Bërnz dhe përfaqësues të Lidhjes së luftëtarëve është përkulur para përmendores së ngritur për nder të pesë pilotëve amerikanë, në fshatin Vratnicë, Tetovë.

Dy prej tyre jetën e humbën kur më 26 gusht në vitin 1944, aeroplani i tyre u rëzua nga forcat okupatore në Maqedoninë e atëhershme. Tre anëtarët tjerë të ekuipazhit të bombarduesit amerikan “Liberator B-24G” janë shpëtuar dhe evakuuar në vend të sigurtë.

Siç tha kryeministri Zaev, aksioni për shpëtimin e tyre nga ana e popullatës në Vratnicë është një shembull i radhë, i cili edhe një herë e konfirmon përcaktimin e qartë të popullit në këtë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, duke u përqëndruar në bashkëpunimin e suksesshëm me SHBA-në, ai përkujtoi në aleancën formale si anëtarë të NATO-s dhe si edhe një mirënjohje për vlerën e Marrëveshjes për partneritet strategjik nga viti 2008.

“Nder i madh, e në të njëjtën kohë edhe krenar, si vazhdues i traditave dhe si kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përkulem para luftëtarëve, të cilët luftuan dhe ende luftojnë kundër fashizmit. I përkulem veprës së Juaj. Dhe nder është për mua që e vazhdoj veprën e Juaj, e cila për mua është amanet se lufta kundër fashizmit asnjëherë nuk do të ndalet”, tha Zaev.

Ambasadorja e SHBA-së e theksoi rëndësinë e ngjarjes së sotme dhe lokacionin ku është ngritur përmendorja.

“Ky është vendi ku njerëzit e dy vendeve tona mund të tubohen që të festojnë guximin para rreziqeve dhe konfliktive. Pikërisht në një mal në afërsi më 26 gusht të vitit 1944 u rrëzua bombarduesi amerikan B-24G, pasi e qëlloi zjarri armiqësor derisa kthehej në Itali nga Rumania. Fshatarët e eksponuar në rrezik, u ndihmuan tre anëtarëve të mbijetuar të ekuipazhit dhe i kanë nxjerrë trupat e dy të tjerëve dhe i kanë varrosur. Kjo ka qenë akt i madh human, për të cilin vendi im është falënderues”, përkujtoi Bërnz.

Ajo u përqëndrua edhe në sfidën me të cilën tërë bota po ballafaqohet më shumë se një vit.

“Së bashku do t’i ripërtërijmë ekonomitë tona, do t’i jetësojmë partneritetet tona dhe do të mësojmë nga tragjedia”, tha mes tjerash Bërnz.