Profesor Kadir Shabani, ka dhënë kontribute të larta për kombin dhe për shoqërinë, u prehtë në paqe!
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Universiteti i Tetovës, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Kadir Shabanit, intelektualit të respektuar në qytetin tonë dhe më gjerë.
Profesor Kadir Shabani, veprimtari i dalluar i arsimit shqip, ka dhënë kontribute të larta për kombin dhe për shoqërinë në përgjithësi. Për ne mbetet i paharruar kontributi i tij në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës.
Në këto momente të rënda të dhimbjes, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehim ngushëllime të ndjera familjes së nderuar Shabani, miqve, dashamirëve dhe kolegëve të tij.
U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Jusuf Zejneli