Maqedoni

Tragjedia në familjen Bekteshi: Burrë e grua dhe djali i tyre u gjetën të vdekur në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rufc i Ri në Lipjan ku tre persona janë privuar nga jeta. Vdekja e tyre është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, një burrë ka privuar nga jeta gruan e tij e më pas edhe djalin e tij. Pas aktit të kryer, dyshohet se burri ka kryer vetëvrasje.

Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.