Maqedoni

Kovaçevski: Banorët e Sllupçanit janë njerëz familjarë dhe paguajnë rrymën, bëhet fjalë për individë

Lidhur me problemet e ndërprerjes së rrymës në Sllupçan të Likovës, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në këtë fshat shumica paguajnë rrymë ,por që bëhet fjalë për individë të caktuar që shkaktojnë probleme.

“Nuk bëhet fjalë për revoltë nga banorët e Sllupçanit, ata janë njerëz familjarë. Bëhet fjalë për disa individë të cilët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen. Të gjitha produktet nëpër tregjet tona vijnë nga vende rurale si Sllupçani dhe ata njerëz paguajnë rrymën. Bëhet fjalë për disa individë”, tha Kovaçevski.