Kosovë

Escobar takohet me Lista Srpska

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq bashkë me Slavko Simiq kanë zhvilluar të enjten një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar.

Takimi në mes tyre ka ndodhur në Departamentin amerikan të Shtetit.

Siç ka njoftuar Lista Serbe, në takim është përcjellë qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë politike në Kosovë, si dhe nevojën e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe udhërrëfyesin. për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.