Maqedoni

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedonisë e Veriut ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,72% në krahasim me vendimin e datës 24.7.2023.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, EURODIESEL (D-E V) dhe si dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rriten për 2,00 den/litër.

Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 1.337 den/kg dhe tani do të arrijë në 42.338 den/kg.

Nga data 28.7.2023 çmimet e derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 84,50 (den/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 86,50 (den/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 74,50 (denarë/litër)

Vaji ekstra i lehtë (EL-1) do të shitet për 73.50 (denarë/litër)

Mazut M-1 NS do të shitet për 42,338 (denarë/kilogram).