Mexhiti: 22 autoambulanca do të shpërndahen në mbarë Maqedoninë
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shërbimin Emergjent Mjekësor në kuadër të Shtëisë së Shëndetit ISHP Shkup, me qëllim për tu informuar mbi punën, e cila është me volum të shtuar për shkak të temperaturave të larta që kanë prekur vendin.
“Ministria e Shëndetësisë dorëzoi kërkesë në Qeveri për prokurimin e 22 automjeteve të reja për nevojat e kujdesit emergjent mjekësor, të cilat janë planifikuar të shpërndahen në të gjithë vendin në mënyrë që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe më efikas për pacientët”, njoftoi Mexhiti.
Ai rikujtoi se Shërbimi mjekësor Emergjent luan një rol kyç në ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohë dhe adekuat për pacientët dhe pikërisht për këtë Ministria e Shëndetësisë po punon në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj.