Komisioni për çështje kushtetuese e pranoi propozimin për ndryshime kushtetuese, seanca do të mbahet më 18 gusht
Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese me dhjetë vota “për” dhe shtatë kundër e dërgoi për shqyrtim të mëtutjeshëm propozimin për ndryshime kushtetuese.
Në seancën e sotme të Komisionit, kryeministri Dimitar Kovaçevski e arsyetoi propozimin, ndërsa edhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhanë qëndrimet e tyre.
Kundër ndryshimeve kushtetuese janë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Seanca parlamentare për përcaktimin e nevojës për ndryshimet kushtetuese është caktuar më 18 gusht.