Maqedoni

Dr. Valbona, mjekja e palodhshme nga Tetova dhe historia e suksesit të saj

Tetovë, 23 korrik – Histori Suksesi. Dr.Valbona Gjonbalaj-Rustemi është mjeke Obstetre-Gjinekologe dhe aktualisht edhe drejtoreshë e ordinancës së saj.
Ordinanca Obstetrike-Gjinekologjike Dr. Valbona është krijuar kah fundi i vitit 2019 dhe Valbona me punë të palodhshme e udhëheq këtë biznes të sajin, transmeton Lideri.mk.

Ordinanca ofron shërbime të kujdesit primar shëndetësor për pacientet në qytetin e Tetovës me rrethinë por edhe nga qytetet tjera.
Valbona ka eksperiencë të gjërë në profesionin e saj të fituar me shumë sakrificë në fusha të ndryshme të Obstetrikës. Ajo ka punuar në disa qendra Klinike Terciare ku ka mbedhur njohuri të bollshme për ushtrimin me sukses të profesionit të saj, duke mos lënë anash edhe njohuritë e fituara gjatë pjesmarrjes së saj nëpër trajnime, seminare, konferenca, kongrese e kurse të ndryshme të cilat ende më shumë i kanë dhënë përparësi dhe eksperiencë pozitive punës së saj në biznesin të cilin ajo edhe e udhëheq.
Suksesin e saj në biznes Valbona e shef në menaxhimin e biznesit të saj duke i dhënë theks të veçantë arritjeve pozitive në pëmirësimin e shëndetit të grave në çdo aspekt./Lideri.mk