Postimi prekës i gazetares Berisha: Nostalgjia për banesën time në Mitrovicën e Veriut më mban shpirtin!
Shkruan: Kimete Berisha
Në fund të qytetit, Mitrovicë e Veriut, më 21 korrik 2023.
Kati i katërt i ndërtesës, prapa shpinës, ishte banesa ime, deri në mars 1999.
Gjithmonë më duket se kam lënë diçka aty.
Gjeni i nostalgjisë, edhe kujtimin e keq ta bën të të duket i mirë.
– Mendoja mos po më njohin paramilitarët e rojave të urës e të mbrojtjes civile.
Nuk flisja.
Ecja nëpër korzo.
Shumë serbë.
Gati gjysma e dyqaneve ishin mbyllur.
hey Kur mbërriva te busti i ‘Car Llazarit’, dy djem me biçikleta, më thirrën në emër.
E ktheva kokën, thashë me vete ‘e hëngra’. Ata ishin shqiptarë dhe më përshëndeten me dorë në zemër: ‘Kimete, respekt’!
P.S. Mbrëmë ndodhi një shpërthim në veriun e Mitrovicës.
– Sot shkova atje, pa u menduar dy herë.
A kisha frikë?
– Jo.
Pse?
– S’di!
Ndoshta…se nuk ndjej as frikë, as dashuri…veç pak nostalgji, sa për ta mbajtur shpirtin.