Maqedoni

Lajm i mirë: Shqiptarët për dy ditë grumbulluan 67 mijë euro për mjekimin e vajzës nga Podujeva

Shqiptarët gjithmonë kanë vërtetuar që janë humanitarë, e kjo më së miri u vërtetua sot.

67 mijë euro për mjekimin e vajzës nga Podujeva, Rina Latifi, janë siguruar.

Ajo kishte pësuar një aksident në fshatin Metehi dhe si pasojë e këtij aksidenti kishte mbetur e palëvizshme.

Shpresat janë te mjekimi në Turqi i cili familjes do t’i kushtojë 67 mijë euro dhe tashmë këto të holla janë siguruar.