Taravari në Twiter: Lista e zezë amerikane duhet të vazhdojë të rritet
”E përshëndes prononcimin e djeshëm publik të Qeverisë së SHBA-ve në lidhje me aktet korruptive dhe veprat penale të Orce Kamçevit”, kështu në një prononcim në Twiter, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me prononcimin e Ambasadores së ShBA-ve për futjen në Listën e Zezë amerikane të biznesmenit Jordan Kamçev..
“Lista e aktorëve të korruptuar të njohur nga publiku vendor, e që janë aktivë në të gjitha sferat e pushtetit, është ende më e gjatë. Andaj, lista e SHBA-ve që i përcakton ata me emër dhe me mbiemër, duhet të vazhdojë të rritet në mënyrë që institucionet e Maqedonisë së Veriut të detyrohen të sigurojnë që aktorët e korruptuar të japin llogari”, shkruan Taravari.