Mexhiti: Personalisht do të filloj inspektimin e çdo rasti për të cilin ekziston dyshimi më i vogël i dëmtimit të pacientit
Në një takim me Drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Dr. Renata Mladenovska ministri i Shëndetsisë Fatmir Mexhiti me mesazh të qartë se do të fillojë inspektimin edhe personalisht në çdo rast ku do të shfaqen dyshime për dëmtimin e pacientëve.
Publikimi i tij në Facebook:
“Këtë mesazh dërgova në takimin e sotëm të punës me Drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor Dr. Renata Mladenovska.
Mladenovska informoi se inspektimi i jashtëzakonshëm në SK Manastir ka përfunduar dhe rezultatet e detajuara priten të shpallen së shpejti edhe për opinionin publik, nga ana e ISHSSH-së.
Nuk do të lejojmë që të mbeten raste të pazgjidhura, duhet të ketë llogaridhënie kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve.”- thekson Mexhiti