Maqedoni

Për një ditë në Shkup u dënuan 182 shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (16.07.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 182 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 182 masa, nga të cilat 81 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre masa për kalim të sinjalit të mbyllur – semafor të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.