Amnisti në Maqedoninë e Veriut për veprat e lehta, propozimi i Ministrisë së Drejtësisë është gati
Propozim ligji për amnistinë e veprave më të lehta penale është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga 4 grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend.
Propozimi i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në parim është pranuar nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend.
Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për “risocializim.
Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer shkelje gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është të parandalojë mbipopullimin në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.