Kolumna

Shqiptarët po rreshtohen shumica me Albinin, shumë pak me Edi Ramën!

Shkruan: Ylber Pilku, New York

Sulmi i djeshëm në Kuvendin e Kosovës ishte një tentim i dështuar për të denigruar figurën e Albin Kurtit. Ideatorët e këtij sulmi, që sipas mendimit tim janë të koordinuar në trekëndëshin-Opozitë Prishtinë-Tiranë-Beograd, menduan se do të arrijnë të poshtërojnë Albin Kurtin para kamerave, deri sa folte në Kuvend për krimet e Radojçiqit.

Por ndodhi e kundërta. Albin Kurti doli edhe më i fortë pas këtij sulmi, siç ka dalë pas çdo sulmi që i është bë më herët. U shtua edhe më shumë numri j shqiptarëve që e përkrahin kryeministrin e Kosovës edhe atë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Luginë, Mal të Zi, diasporë dhe gjithkund ku ka shqiptarë.

Këtë si duket e ka kuptuar edhe Edi Rama dhe tani e paska kthyer “kasetën” në tjetrën anë, se gjoja r paskan kritikuar sepse shumë e paska mbrojtur Albinin pas sulmit në Kuvend. I njëjti Edi Rama që anuloi mbledhjen e dy qeverive në ditën mjaft të vështirë për Kosovën, tani don të na shitet i afërt me Albinin, pasi e ka kuptuar se gjithë shqiptarët janë Albina.
Është një truk i pasuksesshëm i Edi Ramës, sepse vetëm para një jave patëm rastin t’i dëgjojmë qëndrimet e tij negative për Kurtin.

(Autori është kolumnist dhe bashkëpunëtor i portalit Lideri.mk në SHBA)