Myftinia e Kumanovës grumbulloi 8.000 euro për familjen e invalidit të luftës, Afrim Hasanaj
Sot, më 11.07.2023 (e martë), Muftinia e BFI-së Kumanovë, në krye me Muftiun h. Abedin ef. Imeri dorëzoi mjetet e grumbulluara nga aksioni i realizuar më datë 07.07.2023 (e premte), në të gjitha Xhamitë e teritorit të Muftinisë së Kumanovës.
Mjetet u dorëzuan te rinia e fshatit Orizare të cilët ishin inicues që të realizohet ky aksion për të ndihmuar shoqen e ushtarit të UÇK-së dhe invalidit të luftës nga Kosova Afrim Hasanaj.
Në këtë aksion janë grumbulluar gjithësej 8.026 euro.
Muftinia e Kumanovës, në krye me Muftiun h. Abedin ef. Imerin falënderon gjithë kontribuesit duke e lutur All-llahun që ta shton bereqetin në pasuritë e tyre!.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri